Rama me Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin e të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
22 Prill 2026 | 11:09

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku pritet të ketë takime të rëndësishme.

Rama ka ndarë në faqen e tij në Facebook momente nga takimi me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkroi Rama.

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Athinë Rama shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama.

Rama ndodhet në Greqi me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Në forum do të diskutohet për sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Athinë, kryeministri shqiptar do të darkojë edhe me ambasadoren amerikane në Greqi.

Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump heq dorë nga taksat 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit

Presidenti Donald Trump është tërhequr nga propozimi i tij për një tarifë prej 20% për anijet që përdorin zonën e Ngushticës së Hormuzit. Duke postuar...
17:22 | 14/07/2026

Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një kantier ndërtimi në qendër të Brukselit dyshohet se ka shkaktuar rreth 20 viktima, ndërsa autoritetet belge vijojnë operacionet...
16:17 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026