Rama ndan pamje nga pritja në Tokio: Shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ”Facebook” ka ndarë pamje nga pritja e tij gjatë vizitës në Tokio të Japonisë. Rama shkruan se mikëpritja e veçantë nga homologia e tij japoneze është shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës.
“MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Rama në kuadër të vizitës së tij në Japoni, zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi. Ai u prit në një ceremoni zyrtare sipas protokollit japonez.
Prania e tij u shoqërua me ekzekutimin e himnit shqiptar dhe himnit japonez, si edhe me tingujt e marshit tradicional japonez, që përmban elemente të kulturës së ishullit.
Rama gjithashtu pati një takim me studentë në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio ku gjatë fjalës së tij foli lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Rama theksoi se integrimi i Ballkanit është nevojë strategjike edhe për vetë Europën.
Sipas tij, Shqipëria ka dëshmuar që është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme. Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria e do BE-në dhe këmbëngulë të “martohemi” me të.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid