Rama në 9 vjet s’ka bërë asnjë kallëzim ndaj Berishës, thotë Braho

11 Maj 2022 | 17:33

Juristi, Ledio Braho thotë se SPAK mund të nisë hetime për ish-kryeministrin Berisha jo vetëm përmes kallëzimit por edhe të ndërmarrë hetim kryesisht për faktet që njihen.

Braho tha se SHBA në shpalljen ‘non grata’ të Berishës për korrupsion dhe minimin e demokracisë por nuk janë cituar fakte penale.

Juristi tha se kryeministri Rama ndonëse i bën thirrje SPAK për hetimin e Berishës në 9 vite qeverisje nuk ka bërë asnjë kallëzim kundër ish-Kryeministrit.

Sipas Brahos në momentin që nuk ka asnjë kallëzim nuk mund t’ia faturojë SPAK-ut mos hetimin.

“Nuk janë përmendur ngjarje konkrete. SPAK që të nisë hetim për Berishës duhet të ketë fakt penal. Në këtë rast jam dakord me drejtuesin Kraja, ku Rama ka 9 vite në pushtet dhe mund të bënte audit për veprimtarin e qeverisë Berisha dhe mund të bënte kallëzim penal për të gjitha shkeljet”, tha Braho.

Ai shtoi se deklarimet e Ramës janë bërë të gjitha në aktivitete të PS dhe e gjitha thotë se duket si presion poliitk.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026