Rama në Burrel: Brenda 5 viteve do jetë një zonë shumë e kërkuar

17 Prill 2025 | 13:31

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Burrel për të bërë një prezantim të programit social.

Ai ka folur për projektin e rrugës së Arbrit, që ka shkurtuar ndjeshëm distancën me Tiranën dhe se interesi për të vizituar zonën do të rritet.

“Është kënaqësi që të vish këtu në këtë zonë dhe të nisesh nga Tirana sikur po shkon në Durrës dhe ta gjesh veten në Burrel. Për pak ditë do të mbyllim edhe segmentin e fundit të mbetur Maqellarë-Peshkopi.

Kënaqësi edhe për një arsye tjetër se ky qytet nuk njihet më në krahasim me çfarë ishte përpara sesa ne të merrnim besimin e popullit të Matit, dhe realisht me rrugën e Arbrit, një lidhje e shkurtër me Tiranën me transformimet në qytet dhe natyrën e jashtëzakonshme që ka përreth nuk është e ekzagjeruar që të imagjinosh që në 5-6 vjet, kjo zonë do të jetë një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit. Duket si fantazi por nuk është fare.

Do të ishte realisht e pamundur ta imagjinonim një gjë të tillë me rrugën e deridjeshme ku të thyeshin brinjët për të ardhur deri këtu, por sot është normale ta mendosh sepse distanca është bërë thuajse e barabartë me Durrësin kur ka trafik. Durrësi ka detin, kjo zonë ka malet dhe pyjet e mahnitshme”, u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026