Rama: Jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit sipas standardeve të BE

17 Prill 2025 | 11:44

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, i zhvilluar në kuadër të modernizimit të administratës publike.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se për herë të parë po punohet për kartën elektronike të identitetit, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Ne jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit, që është e gjitha sipas standardeve të përcaktuara nga BE për kartën elektronike të identitetit që BE do të fusë në funksion. Ne i kemi marrë parametrat dhe jemi duke punuar për të. Fillimisht do të shërbejë si kartë identiteti këtu në Shqipëri,” – tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka përballuar me sukses një numër të konsiderueshëm sulmesh kibernetike, përfshirë edhe një sulm të madh nga Irani, duke e cilësuar vendin si një ndër më të mbrojturit në Evropë në aspektin e sigurisë digjitale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke akuzuar opozitën për përpjekje për të nxitur tensione...
15:12 | 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e...
15:03 | 23/07/2026