Rama i rendit ndjekësit investimet në veri: Dënglat për veri e jug mos mi trego mua

17 Prill 2025 | 09:46

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, i cili e akuzoi se qeveria e tij ka bërë më shumë investime infrastrukturore në jug të vendit, duke lënë pas dore veriun.

“Të ngeli harta vetëm në jug, turp ta ndani Shqipërinë në dysh”, i shkruante ndjeksi Ramës.

Reagimi i kryeministrit ka qenë i drejtpërdrejtë:

“Këto dëngla për veri e jug mos mi tregoni mua, sepse edhe me gjak jam nga veriu dhe jugi. Kam pasur bekimin të kem një gjyshe shkodrane dhe një gjysh me prejardhje nga Berati, por lindur e rritur në Durrës. Po ashtu, gjyshërit e tjerë janë nga bregu, por kanë origjinën nga Mirdita,” tha Rama.

Kryeministri më pas renditi disa nga investimet më të mëdha të realizuara sipas tij në infrastrukturën e veriut të vendit.

“Ky komenton lidhur me infrastrukturën. Një ndër veprat më të mëdha dhe më të vështira, por gjithashtu një ndër më të konsiderueshmet nga pikëpamja financiare, është rruga e Arbrit. Kjo shkon në jug apo në veri? Nëse e shohim edhe Kosovën, mund ta konsiderojmë si jug, por nëse i referohemi hartës zyrtare të Shqipërisë, është në veri, në zemër, pasi Dibra është në fakt këtu, në qendër. Rruga e Thethit, a është në jug apo në veri? Unë do të thosha se është në Shqipëri. Po rruga që shkon në Vermosh, është në jug apo veri? Rruga e Lurës, sipas teje, është në jug apo veri? Patjetër që rruga e Kombit është në veri, dhe është trajtuar, siç janë trajtuar të gjitha rrugët e tjera. Në një stad më të avancuar, nuk e mohoj këtë, por puna vazhdon ende. Të gjitha këto janë ndërtuar nga kjo qeveri, dhe përfundimi i rrugës së Lurës hap mundësi për një tjetër destinacion fantastik. Ka edhe shumë projekte të tjera për infrastrukturën e veriut. Hekurudha Durrës-Shkodër-Gjakovë-Prishtinë shkon në jug apo veri? Po rruga Thumanë-Milot-Balldren-Muriqan, është në jug apo veri? Ende ka shumë segmente të tjera që janë investuar në veriun e Shqipërisë, i cili ka qenë shpesh më i prapambetur se jugu, sidomos kur qeverisnin ata që thonin se e donin shumë veriun dhe e përfaqësonin atë. Edhe vetë Tropoja ishte një “gropë e zezë”, ndërkohë që sot është një destinacion turistik”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026