Rama në Gjermani, çfarë pritet të diskutojë me kancelarin Sholc
Kryeministri Edi Rama nis zyrtarisht vizitën dyditore në Gjermani. Gazetarja e “Euronews Albania”, Eksiola Shehu, raportoi nga Berlini se Rama do të takohet mesditën e sotme në orën 12:30 me kryebashkiaken e qytetit, Franziska Giffey.
Më pas, rreth orës 15:20, do të zhvillohet takimi i kryeministrit Rama me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Kreu i qeverisë do të ketë edhe një takim me kancelarin Olaf Sholc, që pritet të zgjasë 15 minuta. Pas këtij takimi, do të mbahet një konferencë e përbashkët në Bundestag.
Pjesë e diskutimeve, do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, bashkëpunimi midis dy vendeve si dhe lufta në Ukrainë.
Gjatë vizitës kryeministri shoqërohet nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj, Elisa Spiropali dhe Arbjan Mazniku.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)