Rama: Lufta në Ukrainë do të ndikojë në ekonomi
Kryeministri, Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur për ndikimin që do të ketë mbi Shqipërinë lufta Rusi-Ukrainë.
Rama tha se ndryshe nga shumë vende anëtare të NATO-s, efekti në vendin tonë do të jetë i vogël.
“Lufta është reale dhe do të ketë impakt në ekonomi. Mbetet për t’u parë se sa do të jetë ndikimi”, tha ai.
Duke iu referuar marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Rusinë dhe Ukrainën, Ramatha se “nuk do të kemi efekte shqetësuese”.
Por shtoi se në mënyrë jo direkte, Shqipëria do të preket nga ndërprerja e marrëdhënieve tregtare mes vendeve të BE-së dhe Rusisë.
Për shqetësimet lidhur me sigurinë, Rama tha se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe mbrohet nga ‘kushtetuta’ e aleancës ushtarake.
Rama tha se nga anketimet që qeveria ka bërë, rezulton se një pjesë e mirë e qytetarëve janë të shqetësuar se lufta do të përfshijë dhe Shqipërinë.
“Nuk ka shqetësime. Vetëm në rast se shpërthen Lufta e Tretë Botërore, atëherë është diçka që nuk e parashikojmë dot dhe nuk e evitojmë dot nëse të tjerë e nisin”, tha ai.
Rama deklaroi se Shqipëria është e hapur për të strehuar emigrantë nga Ukraina.
Shqipëria importon rreth 65% të grurit të nevojshëm për konsum nga Rusia.
Nga ana tjetër, përveç eksporteve, turistët nga Ukraina kanë qenë në rritje gjatë viteve të fundit.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh