Rama në Kongresin e PES kërkon mbështetje për krizën energjitike
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin u fokusua tek kriza energjitike. Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë.
“Kemi pasur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rëndë që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë, i cili nuk është i njëjtë me pandeminë, por është i ngjashëm. Ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë”, tha Rama.
Krue i qeverisë shqiptare nënvizoi më tej se së fundmi Shqipëria është përfshirë edhe nga një sulm i rëndë kibernetik.
“Ne u përfshimë nga një sulm i rëndë kibernetik nga Republika Islamike e Iranit. Ky sulm donte shkatërrimin e plotë të sistemit tonë online, i cili është shumë i zhvilluar në vendin tonë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun