Rama në OKB: Mobilizimi i pjesshëm nga Moska do turpërojë më shumë Rusinë

24 Shtator 2022 | 17:56

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në OKB-së është shprehur se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, është kërcënim ndaj sigurisë ndërkombëtare.

Rama, tha se vendimi i Kremlinit për mobilizim të pjesshëm do e turpërojë më shumë Rusinë, ndërsa shtoi se Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj.

“Për fat të keq këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtuar dhe garancitë tona Janë shkelur nga një luftë e paprovokuar. Agresioni mizor i Rusisë, kundër Ukrainës. Është një sulm kundër brutal kundër së të drejtës ndërkombëtare, një shkelje flagrante i kartës së OKB-së dhe një kërcënim ndaj arkitekturës Evropiane. Është një betejë e hapur cinike të vjetëruar. Të gjithë ne  përpiqemi që të projektohemi nga dëliri i madhështisë që vjen nga dëliri i madhështisë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukranën dhe popullin e saj. Lufta e tyre është edhe e jona.

Ndërkohë që bota thërret që Rusia të ndalë luftën , të angazhohet në bisedime për paqe, vetëm pak ditë më parë Kremlini mori një vendim tjetër duke përshkallëzuar luftën, duke shpallur mobilizim të pjesshëm, që do të thellojë konfliktin. Kjo do të turpërojë më shumë Rusinë. Shqipëria është e angazhuar në luftën kundër pandëshkueshmërisë”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur për Now me Erla Mëhillin lidhur me aktualitetin në vend, konkretisht me protestën qytetare që zhvillohet...
22:25 | 30/06/2026

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka folur në Now në Euroneës Albania lidhur me protestën pas 31 ditëve të zhvilluara. Klosi tha se...
22:04 | 30/06/2026

“E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke shpërndarë edhe një video të gazetarit Shpend...
20:47 | 30/06/2026