Rama në OKB: Të dënohen mohimi i gjenocidit dhe thirrjet për dhunë
Shqipëria është ulur në karrigen e presidencës së Këshillit të Sigurimit në OKB dhe ka drejtuar debatin e parë që i është kushtuar forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë pas agresionit rus në Ukrainë.
Në cilësinë e drejtuesit, kryeministri Rama vuri theksin tek ndëshkimi i krimeve. Për këtë, kreu i qeverisë shqiptare tha se Këshilli i Sigurimit i detyrohet me vepra dhe jo fjalë viktimave të pafajshme në Kosovë, Serbenicë dhe kudo në botë.
“Mohimi i gjenocidit dhe thirrjet për dhunë, duhet të dënohen pa asnjë hezitim. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, ua detyrojmë fëmijëvë të botës. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, ata duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Millosheviç”, u shpreh Rama.
Në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Sigurimit në kombet e bashkuara, Shqipëria do të zhvillojë disa debate gjatë këtij muaji që lidhen me gratë, sigurinë, metodat e punës dhe bashkëpunimin mes OKB-së dhe Bashkimit Europian.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet