Rama në Përmet: Amnistia fiskale do bëhet patjetër
“Amnistia do bëhet patjetër”. Kështu deklaroi gjatë një takimi me qytetarët në Përmet kryeministri Edi Rama sa i përket amnistisë fiskale.
“Ne do të vazhdojmë përpara sepse kjo është gjeja e duhur dhe gjëja e drejtë. Jemi këtu për të dëgjuar, vërejte, kritika dhe çfarëdo lloj gjëje”, tha ai më tej.
Ai nënvizoi më tej se çdo projekt për agro-turizëm do të mbështetet.
“Do të nxisim agroturizmin pa asnjë diskutim, pa asnjë përjashtim. Kemi njerëz që janë kthyer për të ardhur këtu. Kanë kuptuar se fitohet më shumë, jetohet më me pak stres. Me kursimet e tyre nxjerrin më shumë se sa nxirrnin kur punonin për dikë tjetër në emigracion. Ndaj u bëj dhe një herë thirrje emigrantëve. Për këtë po e bëjmë edhe amnistinë fiskale. Është e papranueshme që na tregojnë kriminelët”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania