Rama në Ukrainë: Do të ndërtojmë bllok banesash për familjet në Irpin
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Verriut, do të ndërtojnë një bllok banesash në qytetin e Irpin në Ukrainë, e cila është dëmtuar nga lufta.
Deklaratën, kreu i qeverisë shqiptare e dha këtë të mërkurë nga Kievi, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zeleski dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
“Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin dhe jam vërtet i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë, për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndëruar një bllok secili prej vendeve, ndërtesën e tij për familjet dhe fëmijët e Irpinit. E di që Bashkimi Europian dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekjeje, por le ta bëjmë në mënyrë ballkanike, pa burokraci”, tha Rama.
Ndër të tjera, Rama shtoi se Shqipëria mbështet kërkesën e Ukrainës për dhënien e statusit kandidat nga Bashkimi Europian, ndonëse nënvizoi se është i pakënaqur me procesin e integrimit të Shqipërisë
“Shprehim mbështetjen e plotë të idesë suaj dhe kërkesës suaj që Bashkimi Europian t’i japë Ukrainës statusit e vendit kandidat. Natyrisht, ne nuk jemi të kënaqur me BE-në, por jemi të angazhuar ndaj rrugëtimit europian për shkak të së ardhmes së brezave të ardhshëm. E kuptojmë plotësisht këtë kërkesë të Ukrainës dhe keni mbështetjen tonë për këtë”, theksoi kryeministri.
Rama u shpreh se Shqipëria është e privilegjuar që si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, t’i japë zë tryezës për shqetësimet dhe kërkesat e popullit ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:04 PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme