Rama nga Gjirokastra: Nuk ka ne dhe ata, duhet votuar puna

29 Prill 2023 | 13:23

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Gjrokastër në kuadër të fushatës elektorale. Në fjalën e tij, Rama nuk e kurseu opozitën.

Sipas kryeministrit Gjirokastra ka qenë në gjendje shumë të keqe, ndërsa tashmë është rritur gjallëria, turizmi dhe vera e pronës. Në këto kushte, ai u shpreh se të gjithë duhet të kapërcejnë gardhin dhe të votojnë për ata që punojnë, pavarësisht kahut politik.

“Nuk ka ne – ata kur punojmë për të garantuar një qytet apo një fshat më të mirë për shqiptarët që jetojnë në atë qytet apo fshat, nuk ka ne dhe ata kur bëhet fjalë për të pastruar dhe për të mbajtur pastër mjedisin e përbashkët ku jetojmë, nuk ka ne dhe ata kur bëhet fjalë për të pasur më shumë gjelbërim, për të pasur komunitete që jetojnë në vendbanime të ndriçuara, për të pasur çerdhe, kopshte, shkolla që kemi treguar që dimë t’i bëjmë si në Europë shpeshherë, si shkollat, kopshtet dhe çerdhet më të mira në Europë me fondet publike. Nuk ka ne dhe ata kur do mendosh në 14 maj se për kë do japësh votën që të marrësh në punë në shërbimin tënd, në shërbim të familjes, në shërbim të komunitetit, në shërbim të qytetit tënd.

Këtu bëhet fjalë për të marrë në punë dikë, këtu nuk bëhet fjalë për të ndarë sinorët politike, këtu nuk bëhet fjalë për të ndarë me tifozllëk sa të fortë jemi ne e sa të fortë janë ata dhe anasjelltas; këtu bëhet fjalë për të angazhuar njerëzit e duhur dhe për t’i gjetur punës njerëzit dhe jo njerëzve punë. Ky është dallimi më i madh në këtë fushatë,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:11 | 02/07/2026