Rama nga Japonia: Presim të hiqni vizat për shqiptarët

22 Shkurt 2023 | 16:19

Në ditën e dytë të vizitës në Japoni kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij, Fumio Kishida.

Pas takimit, kryeministrat ranë dakord për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike.

“Ne bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve midis dy vendeve duke përfshirë edhe importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu edhe ngritjen e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Japoni. Jemi shpresëplotë që me vizitën e kryeministrit Rama këtë herë do të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria si dhe investimeve nga Japonia,” – tha kryeministri japonez.

Në krah të homologut të tij, Rama kishte një kërkesë për qeverinë në Tokio.

“Duke shpresuar se së shpejti qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të  udhëtojnë pa viza në Japoni ashtu siç japonezët mund ta bëjnë tashmë drejt Shqipërisë, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të forcohet,” – u shpreh Rama.

Japonia mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe për këtë do të delegojë një ambasadorë në rajon.

“Përmes nismës për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Japonia synon të forcojë mbështetjen tonë për reformat e nga vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar, për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor,” – deklaroi Kishida.

“Është lajm i shkëlqyer të dëgjosh se qeveria juaj angazhohet të emërojë një  ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. është e një rëndësie thelbësore që Japonia të jetë më e pranishme në rajonin tonë,” – u shpreh Rama.

Tokio, kryeministri Rama mori pjesë në seminarin e organizuar nga dhoma e tregtisë dhe industrisë ku është prezantuar vizioni Shqipëria 2030 si dhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026