Rama: Nga qershori do të ndalohet me ligj përdorimi i qeseve plastike

16 Shtator 2021 | 11:11

Kryeministri Edi Rama tha se nga 1 qershori i vitit të ardhshëm do të ndalohet me ligj përdorimi i qeseve plastike. Gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvend, kryeministri u shpreh se mbrojtja e mjedisit do të ketë një vëmendje të veçantë gjatë këtij mandati.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike dhe do të do anulohet të gjithë lejet për të grumbulluar mbetje të riciklueshme në kazanët e plehrave.

“Në qershorin e vitit tjetër ndalohen përfundimisht qeset plastike. Nuk do të ketë asnjë tolerancë. Nuk jemi të parët që e bëjmë, duhet ta kishim bërë me kohë. Mesazh im për industrinë që prodhon qeset plastike është që të mos kërkojnë lëshim sepse kjo është një dëm për të ardhmen e vendit. Shqipëria nuk është një vend i pasur por nuk mund të jetë absolutisht një vend i papastër. Do të anulohen lejet dhe licencat absurde për të ricikluar mbetje kazan në kazan, duke ndotur mjedisin. Mos kërkoni lëshime nga qeveria. Dita e fëmijëve, 1 qershori, do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026