Rama niset drejt Dhërmiut, të hënën vijon në Vlorë turin “Punët për Shqipërinë”

11 Prill 2026 | 19:21

Pas përfundimit të takimeve në Fier të shtunën pasdite, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Dhërmiut.

Ndërkohë, të hënën ai do të vijojë turin e takimeve “Punët për Shqipërinë” në qytetin e Vlorës, ku janë parashikuar disa ndalesa dhe takime të rëndësishme.

Sipas informacioneve, Rama do të inspektojë fillimisht Bulevardin e Palmave, për të vijuar më pas me shëtitoren në Plazhin e Vjetër.

Në orën 11:00, kryeministri pritet të zhvillojë një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, në Pallatin e Kulturës “Labëria”, si dhe një takim të veçantë me përfaqësues të biznesit të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dorëheqje” në bulevard, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Me thirrjet “dorëheqje”, protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në ditën e 35-të të protestës që po zhvillohet...
19:16 | 04/07/2026

Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus

Mali Erebus është vullkani më jugor aktiv në Tokë, i vendosur në Ishullin Ross në Detin Ross, rreth 1,350 kilometra nga Poli Jugor Gjeografik. Ai...
18:37 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026