Rama: Nuk jemi këtu, drejtësia të bëjë punën e vetë dhe ne të bëjmë punë e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin Parlamentar të PS-së u shpreh se ata po punojnë për programin e tyre qeverisë dhe se nuk merren me punën e drejtësisë. Ai gjithashtu komentoi kontrollet e kryera në 40 banesa të cilat sipas tij u kryen për një çështje e cila ka 5 vite.
“Secili duhet të bëj punën e vet. Ne nuk jemi këtu, drejtësia të bëjë punën e vete dhe në të bëjmë punë e drejtësisë. As në sensin pozitiv dhe as në sensin negativ. Ne jemi këtu për të qeverisur për të çuar përpara proceset tona, për të realizuar programin tonë qeverisës, për të mundësuar zhvillimin ekomomik.
Unë jam shumë i ndjeshëm që zhvillimi ekonomik vihet në pikëpyetje nga tkurrja nga presioni i madh. Të bësh 40 kontrolle banesash ditën e Vitit të Ri do të thotë të mos kesh asnjë ide për efektin psikologjik mbi shoqërinë e cila është mbyllur në shtëpitë e vet me familjen dhe në televizor do të shikoje këngë e valle se është vit i ri ose do shohë sesi kontrollohen banesat e dynjasë për çështje të 5 viteve më parë”, tha Rama.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata