Rama: Nuk ndërtuam inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve
Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Kështu u shpreh sot kryeministri Rama gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
“Inceneratorët janë impiante të viteve 70-80 që e digjnin komplet produktin dhe nuk prodhonin energji”, tha ai.
Rama tha se incenerimi është pjesë e këtij procesi, por është “komponenti i parafundit”.
Bashkimi Evropian ka shprehur pakënaqësi për inceneratorët në 3 progres-raportet e fundit, duke e cilësuar ndërtimin e tyre si alternativën më pak e preferuar për trajtimin e mbetjeve.
Për këtë, Rama tha se politika e BE-së është që t’i grupojë mbetjet sipas materialit dhe t’i riciklojë masivisht, ndërsa Shqipëria ka zgjedhur një mënyrë tjetër.
Rama tha se kjo mënyrë, pra përpunimi i mbetjeve dhe prodhimi i energjisë prej tyre, “zbatohet edhe në vende evropiane si Suedia dhe Danimarka”.
Samiti i NATO-s në Ankara, nis dita e dytë! Liderët botërorë diskutojnë nga lufta në Iran deri te ajo në Ukrainë! Rama takim me Rutte dhe Erdogan
I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
- 13:13 A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?
- 13:10 Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia