Rama pas mbledhjes në Shkodër: Të rritet performanca në të gjitha bashkitë

9 Mars 2024 | 16:59

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër ku po zhvillon një mbledhje 2-ditore me kryebashkiakët dhe ministrat.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhje, Rama theksoi se u diskutuan një sërë temash të rëndësishme që kanë të bëjnë me përshpejtimin e procesit të modernizimit të qeverisjes në të dyja nivelet dhe të rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor.

Rama kërkoi rritjen e performancës në të gjitha bashkitë me qëllim zvogëlimin e hendekut që ekziston në disa prej tyre, ndërsa premtoi rritje pagash për punonjësit e bashkive në të gjithë vendin.

“Diskutuam për tema të rëndësishme që përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE pasi është një proces që siç e kam thënë shpesh kërkon angazhimin, këmbënguljen dhe rezultate nga të gjithë, jo thjesht nga qeveria. Sepse nuk integrohet qeveria në BE, por Shqipëria. Kjo do të thotë që puna e qeverisë është shumë e rëndësishme, por është vetëm një pjesë e punës. Jemi në nevojën e madhe të rritjes së ritmit, përshpejtimit të procesit të modernizimit të qeverisjes në të dyja nivelet dhe të rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor. Kemi disa sfida me rëndësi, nga të cilat ajo e përfarimit të njësive të pushtetit vendor me mbështetjen nga qeveria, sfidën e një mesatareje të arsyeshme të performancës në të gjitha bashkitë, pasi ka ndryshime por me diferenca ndonjëherë të forta, rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026