Rama: Pezullimi i një ministri nga gjykata, ndërhyrja më brutale në legjislativ
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se pezullimi i një ministri nga gjykata është një ndërhyrje e hapur në pushtetin legjislativ.
Ai iu referua edhe kërkesës së shoqatës së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e pagave duke e cilësuar atë gjithashtu ndërhyrje në kompetencat e pushtetit legjislativ në një vend që siç tha ka 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri.
“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Por, shpresa është që kjo faze të jetë kalimtare, nuk do kemi një shtet funksional, një administratë publike, pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjienike. Ky është fakt, e zgjodha enkas pasi është më tragjikomiku. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vonuar për t’i nxjerrë këto mësime”, theksoi ai.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit