“Rama po lobon të shpallet Kurti non grata”, Çani: Ka miqësi të forta te amerikanët
Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se kryeministri Rama po lobon shumë që Albin Kurti të shpallet “non grata”.
Ai tha se Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe po bën sikur do ta takojë Kurtin në mënyrë që ta nxjerrë atë si kryeneç e kokëfortë para syve të ndërkombëtarëve.
“Kurti e di shumë mirë se në takim me Ramën, do i uleshin pikë në sondazh. Nga ana e Ramës, rama bën sikur do ta takojë, Rama nuk do ta takojë Kurtin , Rama do ta nxjerrë Kurtin kryeneç, kokëfortë në sytë e ndërkombëtarëve.
Sot ndërkombëtarët thonë, ky Kurti mirë që na kundërshton ne po po kundërshton edhe shqiptarin. Ramës i intereson kjo gjë.
Madje kanë dalë fjalë se Rama ka kohë që po lobon, pasi Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe jo vetëm që Kurti të shpallet “non grata”. kjo ëhstë luftë e tij. Ka indicie që po lobohet fort në këtë drejtim”,-tha Arian Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps