“Rama po punon për Serbinë”, Berisha: Është kthyer në zëdhënës të Vuçiç

14 Qershor 2023 | 22:57

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Beogradi kontrollon Edi Ramën.

Në një intervistë për gazetarin Andrea Danglli, Berisha shtoi se Vuçiç e ka shndërruar Ramën në zëdhënës të projekteve të tij për Serbinë e madhe.

“Shqiptarët kanë dëgjuar gjatë këtyre viteve Edi Ramën të paraqesë projekte të tij, projektet e Vuçiç, siç ishin hartat për ndarjen e Kosovës apo ndryshimin e kufijve, siç ishte minishengeni i themeluar në samitin e Novisadit, në hartën e të cilit Kosova u inkorporua tërësisht me Serbinë, siç është së fundmi iniciativa e pakërkuar nga askush e Edi Ramës, por në emër të Vuçiç për të paraqitur një projekt për çështjen më delikate, më të mprehtë të krizës në rajon siç është asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Edi Rama anuloi takimin me vendin fqinj sepse Albin Kurti refuzoi formatin e kërkuar nga Rama për refuzimin e draftit. Në këtë kontekst unë mund të them se  autoritetet e Kosovës meritojnë lavdërimin më të madh që refuzuan një takim dhe një debat me një person që është tërësisht jashtë kuadrit zyrtar ndërkombëtar të negociatave,” – u shpreh Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026