Rama: Procesi drejt BE-së është historik, transformon shtetin shqiptar

30 Mars 2026 | 12:32

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencë me negociatorët për rrugëtimin e Shqipërisë në BE u shpreh se procesi ka ngarkesë. Sipas tij procesi është historik dhe transformon shtetin shqiptar.

“Ky proces rrit në mënyrë thelbësore kapacitet institucionale të shtetit. Procesi ka dobi të jashtëzakonshme edhe është i pazëvendësueshëm. Tendenca e përgjithshme ështe se shihet në mënyrë të sipërfaqshme.

Ky proces është historik se transformon shtetin shqiptar, për rritjen e kapaciteteve institucionale, sjell rritje të rendit ligjor. Më tutje patjetër ky proces konsolidon instucione të drejtësisë të cilat kanë kaluar në një fazë tjetër dhe kanë pavarësinë që nuk e kanë pasur kurrë.

Duhet të rritet profesionalizmi i tyre, duhet të rrisin cilësinë e shërbimeve të tyre. Ky proces siguron luftën kundër korrupsionit. Për të parandaluar korrupsionin dhe veprimtaritë që zhvillohen në hapësira gri”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026