Rama publikon videon me aktivistët e PS: S’keni parë gjë akoma

8 Shkurt 2023 | 15:43

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës se PS po përdor një aplikacion të quajtur “Aktivisti” për të kontrolluar administratën publike në “like-t” dhe komentet që i bëjnë kryeministrit Rama në rrjete sociale.

Përmes një videoje të postuar në faqen e vet në Facebook Rama shihet i rrethuar nga një grup aktivistësh të PS teksa bën ironi me opozitën.

Patronazhisti është ç’është, po aktivisti? S’keni parë gjë akoma”, thotë Rama.

Më herët deputeti i PS Etjen Xhafa tha se aplikacioni përdoret për përdorim të brendshëm mes aktivistëve të Partisë Socialiste.

Ai tha se PS do të ndjekë rrugën ligjore për personat që kanë publikuar të dhënat e aplikacionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026

“Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh

Gazetari Sokol Brahaj ka raportuar nga Turqia mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s, që do të mbahet më 7-8 korrik në Ankara. Brahaj ka cilësuar...
21:41 | 05/07/2026

Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak

Artur Meçollari, ish-komandant i marinës shqiptare ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me Samitin e NATO-s i cili do të mbahet më 7-8...
21:03 | 05/07/2026