Rama sfidon gazetarët: Më provoni se Agjencia për Media duhet hequr
Kryeministri Edi Rama u zotua se nëse gazetarët japim argumente dhe prova të mjaftueshme se Agjencia për Media dhe Informim nuk luan rol të rëndësishëm dhe duhet hequr atëherë ai do e zhbëjë si institucion.
“Ju jap fjalën që nëse nga dialogu që do kemi do arrijmë në përfundimin se kjo agjenci duhet hequr do ta heq, por ama pasi të dëgjoni argumentet dhe të sillni një provë,” – deklaroi Rama.
Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, duke komentuar progres-raportin e KE-së për Shqipërinë, kryeministri doli në përfundimin se gazetarët “nuk e kanë idenë” se çfarë është Agjencia për Media dhe Informim.
Rama kërkoi dialog me 6 organizata ndërkombëtare për Lirinë e Medias që i kanë kërkuar qeverisë të tërhiqet nga ngritja e këtij institucioni dhe i kanë kërkuar BE-së që të mbajë një qëndrim.
Sipas tij Agjencia për Media dhe Informim është një mekanizëm për të garantuar transparencën. Rama sqaroi se nëse një gazetar do të hasë probleme me një institucion dhe do të pengohet për të marrë informacionin e kërkuar, do t’i drejtohet pikërisht këtij mekanizmi.
“Para se të flisni shqip me qeverinë tuaj, mbushni botën me alarme false për fantazma që janë në imagjinatën tuaj dhe nuk ekzistojnë,” – u shpreh kryeministri ndërsa theksoi se ideja e gazetarëve për Agjencinë për Media dhe Informim është një keqkuptim i madh për të ardhur keq.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania