Rama: Sipërmarrja duke shtrënguar dorën për pagat po rrezikon burimet njerëzore

13 Mars 2023 | 12:07

Kryeministri Rama deklaroi këtë të hënë se sipërmarrja private duke shtrënguar dorën për pagat po sjellë humbjen e kapitalit njerëzor.

Duke prezantuar strategjinë e zhvillimit të Tiranës, Rama tha se sipërmarrja private nuk mund të vazhdojë t’i paguajë të punësuarit më pak se produktiviteti i tyre, apo t’ua kalojë një pjesë të pagës në dorë e një pjesë në bankë.

“Sipërmarrja private duke shtrënguar dorën dhe duke lënë të fundit ato që duhet të jenë të parat. Pagat, i ka hapur vetes një gropë që nëse nuk nxitojmë sot do bëhet e pambyllshme. Një gropë e cila vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor.

Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë të nën paguajë të punësuarit në raport me atë që është produktiviteti i vetë. Sipërmarrja private duhet të bëjë gjithçka për punonjësit e tyre.

Ajo që ka filluar të ndihet sot është vetëm alarmi i fundit; humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në sëmundje të pashërueshme. Problemi që kishte vende pune dhe por s’kishte profesionist, sot rrezikon të kthehet që s’ka punëtorë”, tha kryeministri Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026