Gazetari: Liderët e opozitës kanë qepur gojën për Ahmetajn, e kanë komshi

13 Mars 2023 | 11:57

Lavdrim Lita tha se Berisha dhe Meta, janë duke mbrojtur politikisht ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

I ftuar në Euronews Albania,  Lita tha, se dy liderët e opozitëstë cilët flasin për çdo gjë, kanë mbyllur gojën për aferën e jashtëzakonshme të ish numrit dy të qeverisë.

Sipas gazetarit Lita, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Arben  Ahmetaj janë komshinjë në gjirin e Lalëzit, ku të tre kanë prona.

“Është bërë një padi në SPAK ku pretendohet se një nga pronarët e incineratorëve është shitësi i shtëpisë së partneres së zotit Ahmetaj. Pra  Zoti Berisha dhe zoti Meta janë komshinjë në gjirin e Lalzit me zotin Ahmetaj. Për këtë arsye ata duhet të flasin e të mos e mbrojnë politikisht në raport me qytetarët shqiptarë.

Kur atë e ka dorëzuar de facto partneri i tij, apo si të them kryeministri Rama, duke thënë se zoti Ahmetaj duhet të përgjigjet në mënyrë individuale ndaj këtyre akuzave, nuk ka se pse dy liderët e opozitës së vërtetë të heshtin për këtë çështje.

Ata flasin për çdo gjë, por për këtë aferë të jashtëzakonshme ku lidhet numri dy i qeverisë dhe shtetit shqiptar, liderët e opozitës së vërtet heshtin për këtë çështje. Kanë qepur gojën për komshiun e tyre”, tha për Euronews Albania gazetari Lavdrim Lita.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026