Rama: S’na duhen miliardat për të bërë reforma, kemi humbur kohë në rrugën drejt BE
Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët shqiptarë nga Shkupi, ku u mbajt sot samiti i vendeve të rajonit, tha se paqja dhe bashkëpunimi është në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit, ndërsa përçarja bëhet nga politikanët.
Rama u shpreh se rajoni ka humbur shumë kohë dhe energji nw rrugwn drejt BE edhe për shkak të mungesës së vizionit nga ana e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri theksoi se pjesa më e rëndësishme në këtë proces nuk janë ndihmat financiare të dhëna për reformat, por integrimi në tregun e brendshëm evropian.
“Nëse ne do të kishim bërë të gjitha gjërat që duhej të kishim bërë, sot do të ishim gati. Nuk jemi gati se kemi humbur kohë e harxhuar energji duke u marrë me terminologji, jo po ky proces është tjetër dhe ai tjetër, që janë rezultat i mungesës së vizionit të përbashkët të 6 vendeve. Nuk kemi nevojë për mbështetje financiare për të bërë reforma. Pjesa më e rëndësishme në këtë proces nuk janë miliardat, sigurisht edhe ato kanë rëndësinë e tyre, por integrimi në tregun e brendshëm evropian”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Shkallëzimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “kosherja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore