Rama: Ta harroni dorëheqjen e Ardi Veliut, Policia e Shtetit s’merret dot peng
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter është shprehur i prerë se nuk do të japë dorëheqjen Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.
“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”, shprehet Rama.
Kreu i qeverisë, duke iu kthyer kështu një përgjigje protestuesve, shkruan më tej se policia e shtetit nuk do të merret peng në asnjë mënyrë.
Sipas tij Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë.
“Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!
Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!”, shkruan Rama.
Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!
— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2020
Ky reagim vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi 4 ditë më parë në kryeqytet, ku efektivi me iniciale N.H vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha.
Për këtë ngjarja deri më tani janë zhvilluar dy protesta, ku nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet, ndërsa sot pritet një e tretë.
Sakaq, një ditë më parë dha edhe dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata e Tiranës lë në qeli efektivin që vrau Klodian Rashën
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania