Rama takohet me Begaj, dorëzon ndryshimet në qeveri
2 Mars 2026 |
10:04
Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në orën 11:00 me Presidentin Bajram Begaj për t’i dorëzuar ndryshimet e propozuara në qeveri.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Presidenti ka 7 ditë kohë për të dekretuar ndryshimet, të cilat më pas duhet të miratohen edhe nga Parlamenti.
Kryeministri Edi Rama ka riformatuar qeverinë pak muaj pas nisjes së mandatit të tij të tretë, pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku.
Në ndryshimet kryesore:
- Albana Koçiu zëvendëson Ballukun si zv/kryeministre, ndërsa portofoli i Energjisë dhe Infrastrukturës i besohet Enea Karakaçi, ish-drejtor i OSHEE-së.
- Besfort Lamallari merr Ministrinë e Brendshme pas largimit të Koçiut, ndërsa drejtësinë drejton tani Toni Gogu.
- Në Ministrinë e Jashtme rikthehet Ferit Hoxha, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
- Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, në vend të Pirro Vëngut, dhe Eriona Ismaili, deputetja më e re e Vlorës, merr postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Në total, katër ministra të rinj hyjnë në qeveri, ndërsa tre largohen, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu. Lëvizjet e fundit u njoftuan pas një mbledhjeje maratonë në Pallatin e Brigadave.
Lajme të Sugjeruara
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane