Rama takohet me Kurtin në Prishtinë, mbahet seanca e përbashkët e dy Kuvendeve

20 Dhjetor 2024 | 11:08

Ditën e sotme në Prishtinë zhvillohet seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, një ngjarje e rëndësishme që vjen pas tre dy nga mbledhja e fundit e mbajtur në Tiranë, në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, të cilët janë pritur në Kosovë nga homologët e tyre përkatës, Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Seanca pritet të hapet me fjalët përshëndetëse nga kryetarët e dy parlamenteve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca, ndërsa në përmbyllje do të mbajnë fjalimet e tyre edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti. Gjithashtu, në këtë mbledhje do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalime edhe kryetarët e grupeve parlamentare të dy vendeve.

Kjo mbledhje ka për synim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026