Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe ministrat

24 Shtator 2025 | 10:09

Në orën 18.00 kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim deputetët e Tiranës dhe ministrat ne kryeministri.

Takimi do të mbahet në parkun “Eden” në kryeministri. Burime bëjnë me dije se në fokus do të jenë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës dhe mbështetja për kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Rama ndodhej në Austri një ditë më parë teksa këshilli bashkiak i Tiranës votoi me 51 vota pro propozimin e Partisë Socialiste për të shkarkuar kreun e Bashkisë Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, tanimë Prefekti i qarkut Tiranë do te njoftojë zyrtarisht Këshillin e Ministrave.

Të enjten do te mbahet mbledhja e qeverise ku pritet te shkarkohet Veliaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka qenë prezent këtë të premte në Vlorë për të prezantuar Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2025....
12:12 | 10/07/2026

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se zjarrvënia nuk...
11:41 | 10/07/2026

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje nga hetimi i ndërmarrë lidhur me falsifikimin dhe tjetërsimin e pronat në ASHK Durrës. Me kërkesë të Prokurorisë Durrës...
11:34 | 10/07/2026