Rama tregon për çfarë nuk bie dakord me Vuçiç

20 Shtator 2022 | 11:04

Kryeministri Edi Rama ka treguar në një intervistë për median gjermane Der Spiegel se ka një pikë ku nuk bie dakord me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pavarësisht bashkëpunimit që kanë me Open Balkan.

“Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandër Vuçiç nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur,” – u shpreh Rama.

Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës në Open Balkan, Rama tha se Kurti pret faljen e Serbisë fillimisht, gjë me të cilën ai vetë bie dakord, por mendon se diçka e tillë do ndodhë vetëm kur dialogu të funksionojë.

Kryeministri kujtoi se ai ka qenë lideri i parë shqiptar që ka vizituar Serbinë pas 68 vitesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026