Rama u përgjigjet akuzave për Portin e Durrësit: Të enjten paraqesim faktet
Porti i Durrësit vlerësohet nga qeveria si një prej investimeve më të rëndësishme në vend për zhvillimin e turizmit. Kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës duke i cilësuar sulet ndaj këtij projekt si ligësi dhe injorancë.
“Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës”, u shpreh Rama.
Kryeministri shprehet se Porti i Durrësit nuk është afër dhe investitorët nuk mund të akuzohen për pazare si ai i Gredecit gjatë qeverisës së ish-kryeminsitrit Sali Berisha.
“Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit”, tha ai më tej.
Kreu i qeverisë shprehet se në këtë projekt shteti shqiptar është ortak me 33% në një investim të huaj.
Të enjten Kuvendi do të shqyrtojë ligjin për Portin e Durrësit. Kryeministri shprehet se seancë do të paraqiten faktet për këtë investim për gjithë shqiptarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 18:30 Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë
- 18:24 Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete