Rama video-mesazh për fushatën e fundit: Diaspora, një pjesmarrje e lartë
Edi Rama organizon mitingun përmbyllës të fushatës në Tiranë, shprehet i kënaqur me pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje
Kryesocialisti Edi Rama është gati për të finalizuar fushatën elektorale në ditën e fundit, ku pas pak do të mbajë mitingun përmbyllës në Tiranë, për të lënë rrugë për procesin e votimit më 11 maj.
Përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Facebook, ai njoftoi tubimin e fundit të Partisë Socialiste, duke sqaruar se ai do të mbahet me pjesëmarrës vetëm nga qarku i Tiranës, pasi në qarqet e tjera ka nisur organizimi për fazën tjetër të procesit zgjedhor.
Në mesazhin e tij, Rama gjithashtu theksoi rritjen e numrit të votave të diasporës, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si “të lartë”. Ai shprehu kënaqësinë që për herë të parë iu dha mundësia shqiptarëve jashtë kufijve të votojnë dhe e konsideroi këtë një moment historik për Shqipërinë.
“Orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën pas pak, 19:30 kemi Tiranën, edhe vetëm Tiranën, se gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre për përgatitjet e fazës tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve. Ndërkohë, që në 19:30, Tirana do të japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen”, tha Rama.
Kryeministri shprehu gjithashtu optimizmin për pjesëmarrjen e diasporës, duke shtuar se të dhënat e fundit janë inkurajuese dhe tregojnë një pjesëmarrje shumë të lartë, që sipas tij, është një tregues i qartë i angazhimit të shqiptarëve jashtë vendit për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor historik.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që ne i dhamë mundësinë të votojnë dhe jashtëzakonisht i lumtur që po e shfrytëzojnë këtë mundësi për votën e parë në histori të shqiptarëve jashtë”, tha Rama, duke shtuar se është kurioz për gjykimin e diasporës dhe do ta respektojë çdo vendim të saj.
Në fund të mesazhit të tij, ai përsëriti angazhimin për të ardhmen e Shqipërisë dhe për Bashkimin Europian, duke theksuar se është i gatshëm të punojë për një Shqipëri të fortë dhe të integruar në BE.
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare