Rama: Viti 2023 më i miri për Shqipërinë, rritje në turizëm, ekonomi e investime
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, tha se viti 2023 ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt.
Ai theksoi se ka pasur rritje në ekonomi, turizëm dhe investime të huaja. Mes tjerash ai nënvizoi se ka pasur rënie të papunësisë reale, dhe sot jemi me një papunësi që është me e ulëta e të gjitha viteve, 10.5%.
“Ndihem më mirë se asnjë vit i mëparshëm, si rezultat i ecurisë së vitit që po mbyllim që ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Viti më i mirë në aspektin ekonomik, në raport me vitet e shkuara, jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim në radhë të parë për rritjen e ekonomisë kombëtare dhe të ekonomisë së familjeve shqiptare. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, investimeve publike dhe të investimeve të huaja.
Viti më i mirë në asketin e pozicionit ndërkombëtare të Shqipërisë. Ky vit do mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare dhe institucionet financiare. Në 9 mujorin e parë vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 mld euro të hyra, një shifër shumë e lartë dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. Ka pasur rënie të papunësisë reale, dhe sot jemi me një papunësi që është me e ulëta e të gjitha viteve, 10.5%. Synimi është që vitin e ardhshëm të zbresim hap pas hapi nën 10%. Investimet e huaja mbi 1 mld euro, ose afro 60 mln euro mbi vitin e shkuar”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasja e Arjan Spahiut, Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin nga Elbasani
- Izraeli: Dhjetëra terroristë u vranë dje në Gaza
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare