Rama vizitë 2-ditore në Athinë, çel ekspozitën me piktura dhe takon klasën politike

Rama ne Athine
20 Mars 2023 | 18:31

Kryeministri Rama ndodhet këtë fillim jave në Athinë për një vizitë dy ditore.

Pasditen e kësaj të hëne kreu i qeverisë shqiptare do të çel ekspozitën e tij me piktura ku do të marrë pjesë edhe homologu i tij grek, Mitsotakis. Takimi do të pasohet edhe nga një darkë pune.

Të martën, Rama do të takohet me kryetarin e kuvendit dhe presidenten e vendit. Ende nuk janë bërë publike temat e diskutimit mes kryeministrit shqiptar dhe zyrtarëve grek.

Një nga çështjet që lidh dy vendet është edhe marrëveshja për detin, ku palët kanë rënë dakord që ta dërgojnë atë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Në Athinë, Rama do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik të Delphit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026