Rama vizitë zyrtare në Itali, pritet me ceremoni shtetërore nga Meloni

27 Shtator 2023 | 18:51

Kryeministri Edi Rama u prit sot nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që po zhvillon në Itali. Takimi kokë me kokë i Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni në Palazzo Chigi, u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.

“Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një tjetër temë e diskutuar gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tone. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.

Sa i përket integrimit europian të Shqipërisë, në takim u theksua se Italia do të vijojë të mbështesë fuqishëm procesin, në të gjitha etapat e tij, ashtu si deri më tani”, bëhet me dije në deklaratën për mediat të kryeministrisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026