“Rama vrasës serial zgjedhjesh”, Aulon Kalaja: Opozita duhet të mbronte votat
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Aulon Kalaja tha në një intervistë në Euroenws Albania se opozita nuk e ka bërë detyrën e saj dhe nuk i ka garantuar shqiptarëve mundësinë që të votonin të lirë.
Ai tha se e dinin që Rama do fillonte të blinte vota, pasi sipas tij, kryeministri është një vrasës serial votash, e megjithatë nuk e ndaluan dot këtë fenomen, ndaj opozita duhet të mbajë përgjegjësitë e saj.
“Këto nuk janë justifikime, unë gjykoj se ne e dinim që Rama është një vrasës serial i zgjedhjeve. Ne e dinim që Rama do sillej kështu, atëherë cilat janë masat tona qa i lejuam qytetarët shqiptarë të votonin të lirë apo jo?
Ne nuk i lejuam, atëherë nuk është bërë detyra e opozitës. Opozita duhet të garantonte votat e shqiptarëve. I kishte dhënë fjalën shqiptarëve se do mbronte votat, kjo nuk ndodhi. Nuk bëhet fjalë për të vjedhur votën në kutinë e votimit. Jo. Ky është një proces që nis shumë më herët”,-tha anëtari i këshillit kombëtar të PD, Aulon Kalaja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protesta në mbarë Evropën, aktivistët e klimës kërkojnë ndalimin e karburanteve
- “Ti jepet fund marrëzisë”, kreu i OMONIA për Belerin: Do kërkojmë ndihmën e Greqisë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren