Rama zbulon kush do të jetë imami që do të drejtojë xhaminë e Namazgjasë
Nën bekimin e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Edogan u inaugurua sot hapja e xhamisë së Namazgjasë.
Në fjalën e tij në ceremoninë hapëse të kësaj xhamie kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për komunitetin mysliman shqiptar dhe shprehje të vëllazërisë fetare në vend.
Kryeministri tha ndër të tjera se kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë drejtues i Xhamisë së Namazgjasë.
“Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do jetë kujdestari i këtij tempulli dhe iu priftë e mbara në familjet e tyre të gjithë besimtarëve myslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë