Rama-zyrtares britanike: Shqiptarët s’janë kriminelë, drejtojnë biznese në Britani

3 Nëntor 2022 | 15:00

Në samitin “Procesit të Berlinit”, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur akuzat e sekretares së brendshme britanike Suella Braveman, e cila duke akuzuar shqiptarët ngriti alarmin për emigrimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Rama sqaroi se shqiptarët janë të integruar plotësisht në Britani të Madhe dhe se një pjesë e tyre drejtojnë biznese.

Fjala e kryeministrit Rama:

Nuk dëgjova asnjë politikan gjerman që të flasë dhe të thotë që shqiptarët janë kriminelë dhe të sjellin kriminelë dhe pashë një qeveri mjaft të interesuar për ta trajtuar çështjen e emigrimit për shqiptarët dhe për ecur në mënyrë konkrete duke e radhitur Shqipërinë në vendet e origjinës së sigurt, duke forcuar sistemin e aplikimeve dhe duke i dhënë fund praktikisht asaj trazire të atij momenti në mënyrën më të respektuar. Përfaqësuesit britanikë do të vijnë në Gjermani dhe të mësojnë shpejt dhe të ndreqin problemet e veta.  Më duhet të kujtoj këtu se qytetarë tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë tërësisht të ligjshëm. Nëse ka problem në kanalin midis Francës dhe Mbretësisë le ta zgjidhin. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, por do të pranojmë këtë lloj retorike. Shqiptarët në  Britani të Madhe janë plotësisht të integruar, komuniteti i shkëlqyer. Nuk janë milion janë 140 mijë. 70% e tyre janë larguar nga Greqia dhe Italia. Ka 1200 drejtues biznesesh që janë shqiptarë, ka akademikë. Kur vjen fjala për kriminelët që shifrat flasin për më pak se 1%. Të flasësh për gangsterë nuk tingëllon shumë britanike, por si një britmë në një çmendinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026