English

Ramush Haradinaj: BE ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi. Nëse do rizgjidhesha kryeministër, do ta rivendosja taksën 100%

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për emisionin Balkan Talks, të gazetarit Franko Egro, kreu i AAK, dhe ish-kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj foli rreth zhvillimeve më të fundit politike në Kosovë.

- Advertisement -

I pyetur nëse do ta vendoste sërish taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe nëse do të rizgjidhej kryeministër, z. Haradinaj u përgjigj ‘po’, duke e argumentuar këtë me marrëdhëniet e pabarabarta Kosovë-Serbi.

Kjo e fundit sipas tij, ka shfrytëzuar përparësinë duke qenë anëtare e OKB dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare për të penguar Kosovën të ecë përpara.

“Duke qenë kështu, Kosova është e detyruar të vendosë këtë masë shtrënguese ndaj mallrave serbe deri në momentin e njohjes reciproke”, – tha ai.

Z. Haradinaj bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare ta shohë me prioritet çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, në mënyrë që të mbyllet një çështje e mbetur e hapur prej 2 dekadash.

“Është koha e kontratës finale, bashkësia ndërkombëtare e ka në dorë ta heqë edhe taksën. Por edhe duke e ndryshuar gjendjen në Ballkan duke kërkuar njohjen e Serbisë për Kosovën”, tha ai.

Sipas ish-kryeministrit, qasja e ish-përfaqësueses së lartë të BE, Federika Mogherini ndaj Ballkanit ishte e gabuar.

“Ajo fillimisht përjashtoi rolin e SHBA dhe disa vendeve të BE, si Gjermania dhe me një mungesë tranparence zhvilloi debat për ndarjen e Kosovës”, – tha kreu i AAK.

I pyetur idhur me rolin që po luan i dërguari aktual i BE në Kosovë Josep Borell, sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, z. Haradinaj u shpreh i pakënaqur me këtë zgjedhje, që sipas tij dëshmon dështimin e BE në këtë çështje.

“BE ka dështuar duke mos e marrë seriozisht këtë çështje, fakti që një jonjohësi të Kosovës i është besuar një përgjëgjësi e tillë, dhe fakti që propozohet kandidat nga një vend jonjohës mund të merret si dështim që në start i BE. Për ta zgjidhur këtë gjë BE duhet të emëronte një zyrtar të lartë nga Gjermania ose të një vendi tjetër”, – tha ai.

Duke folur lidhur me politikën që po ndjek qeveria e re, z. Haradinaj u shpreh se e vlerëson çështjen e reciprocitetit, nëse ai fillon pas njohjes, por jo para njohjes.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?