Ramush Haradinaj: Si President do të ruaj interesin e Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nëse zgjidhjet President i Kosovës mund të mbroj interesin e Kosovës. Ish-drejtuesi i UÇK-së tha se ende nuk ka një pakt për këtë çështje mes partive politike por deri tani ka gjetur mirëkuptim.
“Mund të ruaj drejtimin dhe interesin e Kosovës dhe me mbajt dinamik dhe përparimin e Kosovës. Kam një mirëkuptim nga partnerët dhe palëve në politikën vendore, jemi në diskutim e sipër. Nëse ndodh unë do ta respektoj besimin e tyre. Nëse jo, do të vazhdoj t’i shërbejë vendit dhe të ruaj interesat e Kosovës”, deklaroi z. Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovës dhe arrestimet për krimet e luftës, tha se besonte tek pafajësia e bashkëluftëtarëve por edhe tek drejtësia, pasi pikërisht nga padrejtësia shqiptarët kanë vuajtur për shumë shekujt.
“Janë 20 vjet pas luftës dhe ne si shqiptarë nuk kemi asnjë arsye për mos me besu në drejtësi, qoftë të Zotit dhe qoftë të Gjykatave Ndërkombëtare. Nuk kemi arsye pse me i ik drejtësisë, kjo është gjëja më e mirë që po na ndodh sepse ne shqiptarët prej padrejtësisë kemi vuajtur me shekuj.
Na janë bërë padrejtësi, jemi trajtuar keq, jemi rreziku, jemi shfaros realisht. Është edhe një Kosovë në territorin e Serbisë sot, Toplicat, që janë zhvendos para Lidhjes së Prizrenit. Pra nuk kemi arsye për mu frikësu prej drejtësisë. E kam për krenari me i tregu botës që jemi brez që kemi kriju lirinë tonë. Vlera më sublime sot është liria”, përfundoi z. Haradinaj.
Lexoni gjithashtu:
Minishengeni ballkanik, Ramush Haradinaj tregon ”rrezikun” e madh që i kanoset Kosovës
Haradinaj: Lajçak s’e përparon dot dialogun, marrëveshja me Serbinë ka nevojë për Merkel e Macron
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta