Raport-Progresi, Balluku: 80% me shume asete të sekuestruara se 1 vit më parë
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar progres raportin të Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo u ndal dhe te SPAK duke thënë se ky institucion që ka hetuar një sërë zyrtarësh të lartë.
Mes të tjerash ajo nënvizoi faktin që në krahasim me një vit më parë janë sekuestruar 38 milionë asete.
“Korrupsioni pa dyshim është një dukuri shumë e vështirë për t’u luftuar. Sot që flasim jemi në momentin më të mirë përsa i përket luftës kundër korrupsionit. Procesi i vettingut është drejt përfundimit. SPAK po funksionon. SPAK ka hetuar një sërë zyrtarësh të lartë, duke rritur numrin për vitin e kaluar.
E njëjta gjë është për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat kanë dalë me vendime dënimi ndaj zyrtarëve të lartë. Totali i aseteve të sekuestruara është 38 milionë, në raport me 21 milionë euro në raport me 21 milionë euro që ka qenë një vit më parë. 80% më shumë se një vit më parë. Po ashtu Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit ka bërë 20 denoncime në Prokurori. Ne se kemi për detyrë të kapim korruptuarit, ne i identifikojmë dhe i çojmë në SPAK”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)