Raportet me ambasadorët? Meta: Asnjëherë s’kam cenuar marrëdhëniet me SHBA

12 Shkurt 2020 | 20:03

Presidenti, Ilir Meta gjatë muajve të fundit ka bërë shpeshherë deklarata të forta kundër ambasadorëve në Tiranë. Z. Meta theksoi se marrëdhëniet e tij me të gjithë ambasadorët e SHBA në 30 vitet e fundit kanë qenë korrekte.

“Së pari kjo nuk është kaq gjithëpërfshirëse, padyshim që ka patur dhe ka njerëz të cilët nuk e kanë merituar kurrë respektin që unë i kam dhënë, qoftë si president në detyrën time, qoftë si kryetar parlamenti. Çdo ambasador i SHBA në Shqipëri përgjatë këtyre 30 viteve në funksionet e ndryshme që unë kam patur, ka patur nga ana ime bashkëpunimin më korrekt dhe më të ndershëm pastaj se si janë sjellur ata kjo është çështje relative sepse varet edhe nga natyra, nga tipi. Por Ilir Meta asnjëherë nuk ka cënuar marrëdhëniet strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA, përkundrazi shpesh ka qenë garant i mbrojtjes së këtyre interesave strategjike dhe kurrë nuk ka kërkuar asnjë gjë në shkëmbim të asaj që ka bërë për këtë aleancë vetëm të vazhdojë mbështetja për Shqipërinë, për demokracinë, për shtetin ligjor, për Kosovën”, deklaroi z. Meta.

[instagram_feed=B8ewDSwoEj7]

Por, nga ana tjetër Presidenti nuk i fshehu kritikat për ambasadorë të tjerë. Edhe pse nuk përmendi emra, Meta iu referua një deklarate të bërë nga ambasadori i Italisë në vendin tonë.

“Unë i butë kam qenë, jam njeriu më i butë, jam bashkëpunues dhe jam respektues, por kur del një sharlatan atje dhe thotë për dekretin të shkojë në Venecia, kur Venecia ka shkruajtur e zeza mbi të bardhë”, u përgjigj z. Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021