Raporti europian i duhanpirjes: Alternativat reduktojnë risqet, ndihmojnë ekonominë

26 Mars 2025 | 17:21

Europa po zhvillon alternativa ndaj pirjes tradicionale të duhanit. Kjo është dhe shpresa e organizatës jo-qeveritare EPIC ose ndryshe Këshilli i Inovacionit për Politikat Evropiane i cili ka publikuar raportin e titulluar ’’Fundi i duhanit? Si Europa mund të shpëtojë miliona jetë duke promovuar rritjen ekonomike.’’

Studimi evidenton ndikimin ekonomik që ka zinxhiri i duhanit në nivel evropian dhe ofron një këndvështrim pragmatik mbi rregullimin e këtij tregu. Ҫ’ka do të zbuste dhe dëmet e shkaktuara nga konsumi i duhanit.

Antonios Nestoras, themelues dhe CEO i Këshillit të Inovacionit për Politikat Evropiane, duke pasur parasysh se përdoruesit e duhanit dhe nikotinës nuk do të zhduken brenda natës, thotë se lind nevoja që Europa të inkurajojë adoptimin e alternativave më të sigurta ndaj pirjes së duhanit.

Kjo qasje do të përmbushte tre qëllime: Ruajtjen e kontributit ekonomik të një industrie plotësisht të ndërtuar në Evropë;  Përmirësimin e shëndetit publik përmes një kuadri rregullator që balancon reduktimin e dëmit me nevojën për të hequr gradualisht cigaret; Parandalimin e tregut të paligjshëm,  për produkte me standarde të ulëta sigurie që vijnë kryesisht nga Kina.

Në nivel europian, sektori i duhanit kontribuon me 223.7 miliardë euro në vit në PBB. Industria punëson drejtpërdrejt dhe indirekt më shumë se 2.1 milionë njerëz, me një total pagash që i kalojnë 60 milionë euro.

Në lidhje me rishikimin e Komisionit Evropian të Direktivës së Produkteve të Duhanit (TPD) dhe Direktivës së Taksimit të Duhanit (2011/64/BE), raporti thekson se marrja e masave ekstreme mund të dëmtojë tegun europian, duke inkurajuar tregtinë e paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026