Raporti: Goditja e Rusisë me armë perëndimore ‘vendimtare’ për suksesin e Ukrainës

3 Qershor 2024 | 13:50

Lejimi i Ukrainës që të përdorë sistemet perëndimore të mbrojtjes ajrore kundër objektivave në Rusi është thelbësore që Kievi të zmbrapsë sulmet me bomba rrëshqitëse dhe raketore kundër Kharkiv-it, deklaron Instituti i Studimeve Evropiane.

Pas heqjes së pjesshme të kufizimeve nga Joe Biden Kievi tani mund të përdorë armët amerikane për të goditur brenda Rusisë.

Njëmbëdhjetë vende të tjera perëndimore kanë hequr gjithashtu së fundmi pjesërisht ose plotësisht kufizimet në përdorimin e armëve të ofruara nga Perëndimi për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë.

“Këto ndryshime të politikave do t’i lejojnë forcat ukrainase të përdorin sisteme të ofruara nga perëndimi për të goditur zonat ruse mga ku qëllohet Ukraina” sipas Institutit për Studimin e Luftës, i cili është me qendër në SHBA.

“Zyrtarët ukrainas raportuan se forcat ukrainase rrëzuan një numër avionësh ushtarakë rusë në shkurt 2024, shumë prej të cilëve po kryenin sulme me bomba rrëshqitëse në drejtimin Avdiivka.

“Aftësia e forcave ukrainase për të rrëzuar aeroplanët ushtarakë rusë në një zonë të vijës së parë tregon se forcat ukrainase do të jenë në gjendje të përsërisin të njëjtat efekte si me sistemet e Ukrainës ashtu edhe me ato perëndimore për të mbrojtur rajonin verior të Kharkivit dhe qytetin e Kharkivit nga sulmet me bomba rrëshqitëse ruse të nisura nga Hapësira ajrore ruse”.

Volodymyr Zelenskyy ka thënë më parë se forcat ruse nuk do të ishin në gjendje të kapnin qytetin e Kharkiv nëse forcat ukrainase merrnin dy sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot për t’u vendosur në rajon.

Sipas ISË, vendosja e këtyre sistemeve mbrojtëse do të kishte efektivitet të kufizuar, nëse ato nuk do të ishin në gjendje të godisnin objektivat në hapësirën ajrore ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026

Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira

Ushtria e Iranit paralajmëroi se çdo anije që i përket një vendi ose kompanie që përdor asete të ngrira iraniane do të bllokohet nga kalimi...
18:36 | 28/07/2026

Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti

Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si...
18:28 | 28/07/2026