Raporti i Amnesty International: Perëndimi standarde të dyfishta ndaj refugjatëve
Raporti vjetor i Amnesty International i tërheq vëmendjen Perëndimit për “standarde raciste dhe të dyfishta” kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut.
Organizata jep si shembull trajtimin e refugjatëve ukrainas dhe pritjen e atyre të tjerë në bazë të vendit të origjinës.
“Ata nuk i japin të njëjtin trajtim atyre që largohen nga lufta dhe represioni në Siri dhe Afganistan. Shtetet e Bashkuara për shembull, një zë kritik i agresionit rus në Ukrainë, mirëpritën dhjetëra mijëra ukrainas që po i ikin luftës. Por sa u takon azilkërkuesve nga Haiti, ata janë burgosur në mënyrë arbitrare dhe janë poshtëruar në një mënyrë që mund të konsiderohet torturë”, tha Philip Luther, Amnesty International.
Organizata vë gjithashtu në dukje se si disa hapa të marrë ndaj Rusisë, si ajo në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe hapja e një hetimi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krimet në Ukrainë kanë qenë kundër produktive.
“Edhe shtetet evropiane zbatuan standarde të dyfishta, pasi ndërsa dënonin Rusinë, ato mbyllnin sytë ndaj shkeljeve të rënda të vendeve aleate si Arabia Saudite, Egjipti dhe Izraeli. Vitin e kaluar, Rusia mundi të përdorë pushtetin e vetos për të bllokuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili nuk mundi të vazhdonte më tej. Gjithashtu, ajo u dha zë vendeve në situata të ngjashme, që i kanë injoruar tradicionalisht problemet, sidomos në jug të globit”, u shpreh Luther.
Një tjetër thirrje për vëmendje ka të bëjë me prezantimin e ligjeve të reja për të sheshuar protestat në shumë vende. Amnesty International u bën thirrje qeverive të ndalin përdorimin e tepruar të forcës dhe të mbështesin negociatat për të rënë dakord.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spanja shkatërron bandën kriminale që shfrytëzonte refugjatët ukrainas
- Zjarri masiv në Bangladesh, 12 mijë refugjatë mbetën në qiell të hapur
Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
Marrëveshja me SHBA-në, presidenti iranian njofton zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të bllokuar në Katar
U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Plagosje me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)