Raporti i CRCA: Rënie e ndjeshme e popullësisë rinore, shkak emigracioni

14 Gusht 2025 | 16:48

Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe tkurret. Të rinjtë janë gjithmonë e më pak në numër.

“Raporti Kombëtar: Rinia në Shqipëri 2025”  I hartuar nga CRCA ka nxjerr në pah se vetëm 22% e popullsisë është 15-29 vjec, duke vënë theksin tek emigracioni masiv si një ndër lementët që po përshpejton plakjen e vendit.

Sipas ekspertëve që e kanë  përpunuar të dhënat të rinjve shqiptarë vijojnë të shprehin dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria, ndërsa “ikja e trurit” prek 35% të studentëve tanë që studiojnë jashtë.

Papunësia dhe mungesa e mundësive është një tjetër element I evidentuar ku thuhet seShkalla e papunësisë rinore mbetet mbi mesataren kombëtare, ndërsa mungesa e përvojës dhe sektori informal kufizojnë integrimin në tregun e punës.

Paraleshit, raporti ngre shqetësimin se krimet seksuale të kryera nga të rinjtë në vitin 2024 janë rritut me 20.5%, ndërsa dhuna ndaj vajzave mbetet shqetësim madhor.

Edhe iSIGURT.al raporton 407 incidente të abuzimit online , 66.8% më shumë krahasuar me vitin  2023. Bullizmi kibernetik, gjuhën e urrejtjes dhe përndjekja janë format më të përhapura.

Ekspertët rekomandojnë përmirësimin e arsimit profesional dhe kompetencave digjitale, krijimin e mundësive të qëndrueshme të punësimit, forcimin e politikave për të frenuar emigracionin dhe mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna.

SHBA ka regjistruar nivelin më të ulët të alkoolpirjes në 90 vite që bëhen matjet nga GALLUP. Ekspertët thonë se amerikanët po ndërgjegjësohen se nuk ka sasi të moderuar alkooli të padëmshme, ndaj edhe po largohen prej tij

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026